Celebrities Gossip Showbiz

Banori i “BBV3” u largua menjëherë nga shtëpia, çfarë ndodhi?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Mbrëmjen e djeshme gjatë realizimit të një prej sfidave nga Vëllai i Madh, Fatjoni pësoi një incident. Teksa ka qenë duke zhvilluar sfidën e kërcimit, ka goditur syrin dhe për këtë me vendimin e Vëllait të Madh është larguar nga shtëpia për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është rikthyer përsëri në shtëpi.

Miqësia e Rikes dhe Romeos është dukur se me kalimin e kohës është zbehur. Ditën e sotme ata kanë debatuar me njëri-tjetrin, pasi Rikja shprehet se Romeo flet keq për të mbrapa krahëve, debat i cili kaloi edhe në ofendime.