Celebrities Gossip Showbiz

Bardhi rrëfen në “Më lër të flas” për lidhjen me vajzën e njohur të showbiz-it dhe fantazitë seksuale për Rita Orën!

Këtë episod të “Më lër të flas”, i ftuari i parë i cili iu përgjigj pyetjeve ‘pikante’, por edhe me shumë humor të Romeos dhe Donaldit ishte reperi i hitit ‘Betohemi’. Bardhi jep intervista shumë rrallë ndaj dhe kurioziteti për artistin është i madh.

Fillimisht, Bardhi na tregoi se si u krijua hiti i tij ‘Betohemi’, një projekt që u bë viral edhe kur reperi nuk njihej ende.

Kjo këngë u bë një natë kur kam kaluar kufirin ilegalisht, thashë po futem në studio, po bëj një këngë. Pastaj kur kënga ishte bërë virale edhe sa ishin hapur pak lokalet prej pandemisë, pashë gjithë gocat që po këndonin këngën. Unë isha ulur aty afër, askush nuk më njihte mua.

Artisti na rrëfeu gjithashtu dhe fillimet e tij të cilat kanë qenë mjaft të vështira pasi ai vinte nga një vend i panjohur dhe në vitet më të hershme i është dashur të punojë edhe si kamarier. E tanimë që Bardhi numëron shumë hite në repertorin e tij, shumica prej tyre dedikuar dashurisë, reperi pranon se ai inspirohet nga historitë e tij personale.

Nuk ia dedikoj personave të caktuar, inspirohem nga historitë e mia.  

Bardhi për herë të parë na rrëfeu se nuk është në një lidhje dhe se ka qenë në lidhje me një vajzë të famshme por nuk zgjodhi t’i zbulojë emrin pasi u shpreh se ajo tani është në një lidhje.

Artisti na tregoi se cilët nga reperët shqiptarë e frymëzojnë dhe me cilën nga vajzat e showbiz-it ka pasur fantazi seksuale.

Djem: Unikkatilin, Mc Kreshën, Festimin (Lyrical Son), Ledrin.

Vajzë: Rita Ora.