Showbiz Sport

Bashkëshortja e Granit Xhakës di si t’i jap zemër futbollistit për ndeshjet e tij, ja çfarë bëri kësaj rradhe!

Një natë më parë ishte Zvicra që bëri surprizën e madhe duke eliminuar Francën kampione botë nga Europiani dhe favorite kryesore për të fituar trofeun. Pas 90 minutave të mbyllura me shifrat 3-3 skuadrat iu drejtuan shtesës e më pas penalltive ku gaboi vetëm Kylian Mbappe. Në çerekfinale Zvicra do përballet me Spanjën.

Ndërkaq, bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita Lekaj, është një nga përkrahëset më të mëdha të mesfushorit shqiptar. Këtë e ka dëshmuar edhe me postimin e fundit në Instagram, teksa pritej sfida Francë-Zvicër. Me këtë foto kaq të bukur, Leonita së bashku me të bijat tregoi mbështetjen ndaj bashkëshortit të saj teksa mbante veshur së bashku me vogëlushet fanellën e tij me numrin 10.

Në diçiturën e fotos bukuroshja ka shkruar:

Të duam Granit Xhaka.

Rikujtojmë, se Granit Xhaka pak kohë më parë, u bërë baba për herë të dytë dhe bëri një gjest shumë të veçantë për të bijën. Ai bëri tatuazh emrin e saj në krah, gjest ky, që e ka bërë edhe për vajzën e tij më të madhe.

Kujtojmë se Graniti dhe Leonita u fejuan në prill të 2015-s. Në korrik të 2017-s, ata kurorëzuan fejesën 2-vjeçare në martesë. Ndërkaq, sot në Euro 2020 luhen dy ndeshje ku padyshim spikat ajo e orës 18:00: Angli-Gjermani ndërsa në 21:00 është radha e përballjes Suedi-Ukrainë.