Celebrities Gossip Showbiz

Beatrix Ramosaj ndihet më e lehtësuar pasi zbuloi ‘sekretin’ si të…

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

Beatrix tashmë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale. Pak më parë ajo shprehu për të gjithë një nga shqetësimet që kishte prej kohësh, por që të cilit më në fund i kishte gjetur një zgjidhje. Këto kohë Trixa kishte shtuar disa kilogram në peshë dhe e quante veten si një ‘llokum’ dhe kjo gjë nuk e bënte të ndihej rehat me veten e saj. Momentalisht bukuroshja peshon 58 kilogram dhe këtë e ndau dhe me ndjekësit e saj, se me anë të disa trajtimeve dhe sigurisht me anë të vullnetit të saj, ajo mund të kthehej në peshën e saj të mëparshme dhe për këtë ishte shumë e lumtur.

Së fundmi, ajo ka postuar në Instastory disa nga fotot e saj me bikini ku duket shumë tërheqëse. Duket se Trixa është bërë nostalgjike për verën e nxehtë dhe trupin e nxirë nga rrezet e diellit dhe se i mungon të pozojë me bikini. Shpeshherë na ka paralajmëruar se pas ‘Ma shumë se ti’ do të publikoj një tjetër projekt muzikor, së fundmi në ‘Ask-un’ e saj ka zbuluar se nuk do të na duhet të presim dhe shumë për këngën e saj të radhës që është krijuar nga reperi i njohur Elinel.