Modelja shqiptare Miss Beqiri ka folur për herë të parë për dhimbjen e madhe që po kalon vajza e saj 8-vjeçare, pas vdekjes së ish-partnerit të saj, Jake Hall.

Jake ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare në fillim të këtij viti, pas një beteje me një sëmundje të rëndë, duke lënë pas vajzën e tij, River, e cila po përballet me humbjen e babait në një moshë shumë të vogël.
Në një intervistë prekëse, Miss tregoi se vajza e tyre ende e ka të vështirë ta kuptojë plotësisht humbjen dhe vazhdon të pyesë për të atin.
Ajo më pyet çdo ditë kur do të kthehet babi
-tha modelja, duke shtuar se përpiqet t’i shpjegojë situatën me sa më shumë kujdes dhe dashuri.
Miss dhe Jake u njohën me publikun gjatë pjesëmarrjes së tyre në reality show-n britanik “The Only Way Is Essex”, ndërsa lidhja e tyre përfundoi disa vite më parë. Pavarësisht ndarjes, ata ruajtën një marrëdhënie të mirë për hir të vajzës së tyre.
Modelja tregoi se humbja e Jake ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për të gjithë familjen, por sidomos për River, e cila po përpiqet të kuptojë ndryshimet e mëdha në jetën e saj.
Si nënë, gjëja më e vështirë është ta shohësh fëmijën tënd duke kaluar një dhimbje që nuk mund t’ia largosh
-u shpreh ajo.
Sipas saj, prioriteti i vetëm tani është mirëqenia emocionale e vajzës dhe krijimi i një ambienti të sigurt ku ajo të mund të flasë për ndjenjat e saj dhe të ruajë kujtimet për të atin.
Jake Hall kishte folur publikisht për problemet e tij shëndetësore muajt e fundit, ndërsa lajmi i vdekjes së tij tronditi miqtë dhe ndjekësit në Britani.
Ndërkohë, Miss Beqiri ka marrë mbështetje të madhe nga familja, miqtë dhe ndjekësit e saj, teksa po përpiqet të ndihmojë vajzën e saj të përballet me një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.