Showbiz

Bebe Rexha performon në WWE, takon dhe idhullin e saj Hulk Hogan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka bërë një interpretim të mrekullueshëm të “America the Beautiful”, brenda ringut gjatë mbrëmjes së parë të WrestleMania.

Kantautorja e mirënjohur me origjinë nga Kosova ishte e ftuar në “Night 1” të WrestleMania për të interpretuar këngën patriotike amerikane.

Veç performancës së pëlqyer, 31-vjeçarja ka kaluar çaste shumë të mira edhe në prapaskenë, ku është takuar me yje të shumta të WWE.

Mes shumë emrave të njohur të botës së Wrestling ka spikatur takimi i Bebe Rexhës me legjendën, njëherësh pjesëtar i ‘WWE Hall of Fame’, Hulk Hogan.

Ka qenë vetë Bebe, ajo që ka shpërndarë disa fotografi dhe videon e performancës së saj në rrjetet sociale, si edhe një xhirim nga takimi i saj me kampionin e pesëfishtë të WWE, me të cilin ndau edhe një përqafim.