Celebrities Gossip Showbiz

Bebe Rexha habit fansat me pamjen e re në skenë! Detaji që lidhet me hitin e saj…

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka rrëmbyer vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj më të fundit gjatë një performance në New York, ku u shfaq me një stil të veçantë që fansat e identifikuan menjëherë.

Artistja u ngjit në skenë me bikodina në flokë, një pamje karakteristike që rikujton look-un e saj në videoklipin e këngës së re “Çike Çike”. Zgjedhja nuk ishte aspak rastësore, pasi duket se Rexha po e përdor këtë imazh si pjesë të identitetit vizual të projektit të saj më të ri muzikor.

Pamjet nga performanca u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ndjekësit vlerësuan kreativitetin e artistes dhe mënyrën origjinale se si po promovon materialin e saj të fundit.

“Çike Çike” është pjesë e albumit “Dirty Blonde”, i cili u publikua pak ditë më parë dhe ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e këngëtares.

Ky është albumi i katërt studio i Bebe Rexhës dhe njëkohësisht projekti i parë që ajo publikon si artiste e pavarur, pas ndarjes nga shtëpia diskografike me të cilën bashkëpunoi për vite me radhë.

“Dirty Blonde” ka nisur të marrë reagime pozitive nga publiku dhe kritikët, ndërsa disa prej këngëve të tij po tërheqin vëmendje të madhe në platformat muzikore.

Mes tyre spikasin “New Religion”, në bashkëpunim me Faithless, si dhe “Sad Girls”, ku Rexha bashkon forcat me DJ-në e njohur David Guetta.

Me stilin e saj unik dhe energjinë që e karakterizon, Bebe Rexha duket e vendosur ta kthejë këtë kapitull të ri në një nga periudhat më të suksesshme të karrierës së saj.