Celebrities Gossip Showbiz

Një letër higjienike të përdorur…/Bebe Rexha surprizohet nga “fansi” i saj!

Së fundmi këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka marrë një surprizë të padëshiruar brenda një dërgese postare. Ylli i muzikës pop, publikoi një fotografi shqetësuese në Twitter duke treguar një letër higjienike pranë një zarfi që mori me postë. Në mbishkrim, këngëtarja e hitit “I’m a Mess” pohoi se:

Dikush më dërgoi me postë një letër higjienike të përdorur.

Letra, e dërguar nga Miami dhe me një pullë postare me një qen të vogël mbi të, shkaktoi një bujë reagimesh. Ndërsa një përdorues i Twitter-it i kërkoi Bebe Rexhës që ta “nuhaste” atë, këngëtarja iu kundërpërgjigj duke shkruar: “Çfarë dreqin, në asnjë mënyrë”. Rikujtojmë, se Bebe ka paralajmëruar se më datë 28 prill do të publikojë albumin e saj të shumëpritur, me titull “Bebe”.

Këngëtarja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare është shpallur gjithashtu si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”. Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line dhe “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta.

Rexha, doli edhe një herë e diskriminuar nga mbrëmja më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve të muzikës Grammy Awards 2023. Kjo pasi ajo nuk arriti të fitonte çmimin e vetëm për të cilin kishte arritur të nominohej këtë vit. Artistja ishte nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me David Guetta-n.