Celebrities Gossip Showbiz

Në një ‘luftë’ të vazhdueshme me ankthin, Bebe Rexha pavarësisht sukseseve ka edhe ditët e saj kur loton!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit “Heart Wants What It Wants”. Kjo këngë vjen pas mega-hitit të saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta, këngë e cila u nominua për çmimet e rëndësishme MTV EMA, Grammy dhe iHeart Radio Awards.

Megjithatë, pavarësisht sukseseve, edhe Bebe ka ditët e saj të mërzisë. Së fundmi, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, 33-veçarja ka treguar veten në një gjendje jo fort të mirë emocionale. Bukuroshja është dukur paksa e mërzitur teksa ka ndarë me ndjekësit një video duke lotuar.

@beberexha

This filter looks so real.

♬ dont hate me – lolayounggg

Këngëtarja ka qenë e hapur gjithmonë për luftën e saj me shëndetin mendor, teksa në një intervistë për revistën SELF në vitin 2019, kishte rrëfyer për luftën e saj me ankthin. Asokohe ajo u shpreh:

Edhe si një vajzë e vogël, mbaj mend që gjithmonë isha në ankth, e frikësuar nga ajo që do të ndodhte. Unë isha aq e shqetësuar gjatë gjithë kohës. Unë jam akoma. Kam frikë nga gjithçka.

Rikujtojmë, se artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, doli edhe një herë e diskriminuar nga mbrëmja më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve të muzikës Grammy Awards 2023. Kjo pasi ajo nuk arriti të fitonte çmimin e vetëm për të cilin kishte arritur të nominohej këtë vit.

Bebe ishte nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me David Guetta-n. Kënga “I’m Good (Blue)” ka mbi 110 milionë klikime në YouTube, teksa “Break My Soul” vetëm 36 milionë. “I’m Good (Blue)” gjithashtu ka arritur rekord në Spotify me mbi 666 milionë dëgjime.