Aktualitet

Bebushi i parë për vitin 2022! Ja si quhet engjëlli i parë që lindi në vendin tonë!

Viti i Ri 2022 ka vetëm disa orë që ka ardhur dhe Top Albania Radioju uron që të jetë një vit sa më i bukur për të gjithë ju! E si çdo vit një bebush lind dhe padyshim që është shumë i bukur që vjen bashkë me ardhjen e një viti të ri.

Në vendin tonë, engjëlli i parë i ardhur për këtë vit është një djalë i pagëzuar me emrin Akid. Vetë mjeku ka folur lidhur me lindjen e parë të këtij viti.

Lindi fëmija djalë në peshën 3 kg e 680 gram. Lindi me operacion për shkak të vendosjes jo të mirë të kokës së fëmijës, edhe nëna edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë. Në këtë 24 orësh të ndërrimit të viteve janë realizuar 12 lindje. Po i bëj një urim special të gjitha nënave të Shqipërisë, gëzuar, mbarësi, shëndet e gjithë të mirat. Akidi lindi shëndoshë e mirë në maternitetin Mbretëresha Geraldinë e që ngjan fiks si një dhuratë festash.

Edhe vetë Ministrja Ogerta Manastirliu u gjend në maternitet mëngjesin e ditës së sotme, ku teksa shpërndau çekun e bebes për të porsalindurit, u shpreh dhe me fjalët:

Viti 2022 do të jetë viti i fëmijëve, i zbatimit të politikave dhe programeve të reja për fëmijët tanë. Do të vijojmë programin e kujdesit neonatal me investimet në maternitetet e reja të Beratit, Kukësit, investimin madhor në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” si dhe në maternitetin Koço Gliozheni. Investimet tona nuk do të ndalen.