Celebrities Gossip Showbiz

Bella Hadid braktis botën e modelingut pas disa vitesh karrierë!

Supermodelja Bella Hadid ka vendosur të tërhiqet nga karriera e saj e modelingut dhe të bëjë një jetë të re në Teksas së bashku me partnerin e saj, Adan Banuelo. Pas dhjetë vitesh në industrinë e modelingut, Hadid e kuptoi se ajo duhej t’i jepte përparësi mirëqenies mbi karrierën e saj. Në një intervistë me revistën Allure, bukuroshja ndau ndjenjën e saj të re të lirisë dhe autenticitetit.

Ajo shprehu se si jeta e saj në Teksas ndryshon nga përvojat e saj të së kaluarës, duke theksuar rëndësinë e kalimit të kohës me miqtë e vërtetë dhe fokusimit në kujdesin për veten. Vendimi i Hadid për t’i dhënë përparësi shëndetit të saj mendor dhe fizik vjen pasi luftoi në heshtje me sëmundjen ‘Lyme’ dhe çështje të tjera shëndetësore gjatë vitit të kaluar.

Pavarësisht suksesit të saj të mëparshëm në industrinë e modës, ajo zbuloi se kërkesat e modelingut nuk po e përmbushnin atë në nivel personal. Zhvendosja në Teksas e ka lejuar Hadidin të nisë një kapitull të ri në jetën e saj. Ajo e përshkruan kohën e saj në Teksas si “kohën më të mirë”, duke theksuar gëzimin e lidhjeve të vërteta dhe lirinë për të qenë vetvetja pa presionin e mbajtjes së një imazhi të caktuar.

Ky ndryshim në perspektivë i ka sjellë asaj një ndjenjë të re të lumturisë dhe kënaqësisë. Por çfarë është kjo sëmundje nga e cila vuan modelja dhe nga se shkaktohet? Sëmundja “Lyme” është e shkaktuar nga bakteri “Borrelia burgdorferi”. Ky bakter transmetohet nga pickimi i rriqrave “Ixodes ricinus”. Ky lloj i rriqrës jeton në zona të gjelbra, me dritë, ndaj që është e rëndësishme që të ndiqni rregullat themelore të higjienës pas çdo aktiviteti në natyrë.

Sëmundja nëse diagnostikohet herët, në shumicën e rasteve, trajtohet me antibiotikë. Por cilat janë simptomat e dyshimta që nuk duhet të injorohen? Simptomat e sëmundjes “Lyme” ndryshojnë dhe zakonisht ndodhin gradualisht, ku më karakteristike është një skuqje që shfaqet në trup brenda tre deri në tridhjetë ditë nga pickimi. Skuqja është periferike dhe formon një shenjë të qartë, të dukshme, (ngjan me formën e syrit), zmadhohet ngadalë ndërsa ditët kalojnë dhe zona ku ka ndodhur pickimi, mund të arrijë deri në 30 cm.