Besa Kokëdhima elektrizon skenën e “Dancing With The Stars”!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhuruan show mbrëmjen e parë dhe të dytë, me sigurinë më të madhe mund ta themi tashmë që premiera e “DWTS” nuk zhgënjeu. Pati emocione të forta, kërcime të bukura, pasion dhe atmosferë magjike.

Para pak minutash ashtu siç ishte premtuar edhe javën që kaloi nga Eno Popi, këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima dhuroi një super performancë elektrizuese me disa nga këngët që të gjithë ne i kemi shmë përzemër dhe i na sjellin një lloj nostalgjie.

Një mbrëmje spektakolare pritet të sjellin edhe këtë të premte konkurrentët e “Dancing With the Stars”. Mjafton të themi që sonte në skenën e madhe të kërcimit do të rikthehen këngët e Top Fest nën ritmin e të cilave do të vallëzojnë çiftet.

Ndërkohë nëse doni të zbuloni se çfarë po bëjnë VIP-at në prapaskenë klikoni këtu.