Tech

Bitcoin-i si një monedhë interneti?!

Jack Dorsey, themeluesi i “Twitter”, njoftoi krijimin me reperin Jay Z të një fondacioni për të financuar zhvillimin e Bitcoin-it si një “monedhë interneti”.

Jay-Z dhe unë do të dhurojmë 500 Bitcoin për një donacion të ri të quajtur ‘Btrust’ për të financuar zhvillimin e Bitcoin, i cili fillimisht do të përqendrohet në ekipet në Afrikë dhe Indi.

500 Bitcoin u vlerësuan rreth 24 milionë dollarë ditën e premte.

Do të jetë një besim i verbër, i cili nuk do të marrë asnjë udhëzim nga ne.

Sipas faqes së aplikimit, misioni i Btrust do të jetë “ta bëjë Bitcoin monedhën e internetit”. Autoritetet kanadeze autorizuan dje fillimin e një fondi të parë në botë të Bitcoin-it, negociuar në Bursë duke u dhënë investitorëve qasje më të madhe në monedhën e kriptuar.

Pavarësisht reputacionit të saj, Bitcoin-i dyshohet të jetë përdorur për transaksione të paligjshme, ndërkohë që kriptomonedha po fiton famën e saj falë investimeve nga kompanitë e mëdha. Ndërkaq, ‘Tesla’ investoi 1,5 miliardë dollarë në Bitcoin dhe po planifikon të pranojë monedhën virtuale si një formë pagese për makinat e saj.