Celebrities Gossip Showbiz

Bjordi Mezini është i eleminuari i rradhës nga shtëpia e “Big Brother Vip 2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Në nominim mbrëmjen e sotme kanë qenë Armaldo, Tea, Efi dhe Bjordi. Mes tyre, banori  që u eleminua vetëm pak më parë nga shtëpia e “BBV2” këtë spektakël ishte Bjordi Mezini.

Tea dhe Kiara prej ditësh janë përplasur me njëra-tjetrën në distancë por dhe përballë brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Thelbi i këtij debati është bërë pikërisht Luizi, pasi sipas Teas, Kiara është xheloze, ndërsa nga ana tjetër moderatorja tha se është gjithçka për mënyrën si ajo luan.