Film & Tv

Bora Zemani zbulon cila do jetë kënga e fundvitit të Top Media në “Dancing With The Stars”!

Tashmë është traditë e Top Media dhe Top Channel që në çdo fundvit të përzgjedhë një këngë shqip dhe të dërgojë urimet e saj në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve. Këtë vit tradita vazhdon njësoj dhe ku ka më bukur sesa të festojmë me një prej këngëve që tifozët e Kombëtares sonë i kanë dhënë edhe më shumë peshë duke e kthyer në himnin e stadiumeve. Bëhet fjalë për këngën e kthyer në “himn” tashmë, “Mora fjalë” nga Shkurte Fejza.

Po ashtu ndryshe nga vitet e shkuara, këtë vit edhe ju mund të uroni shqiptarët kudo në botë. Duke mbajtur në duar një ekran me logon e Top Channel (telefon ose tablet), regjistroni urimin tuaj 20 sekondësh nga qendrat e qyteteve ku jetoni.

Logon e Top Channel mund ta shkarkoni këtu. Video duhet regjistruar horizontalisht. Përbëjnë avantazh: veshja kuq e zi, ose te keni flamur ose qeleshe. Mos harroni të thoni:

Gëzuar festat Shqipëri!

Përshëndetja juaj do të jetë pjesë e urimeve të fundvitit në Top Channel. Videon tuaj mund ta ngarkoni duke klikuar këtu.