Moderatorja e njohur Bora Zemani ka reaguar për herë të parë ndaj lajmeve të pavërteta që qarkulluan kohët e fundit mbi një ndarje të supozuar me partnerin e saj, Donald Veshaj.
Në një rrëfim për emisionin ‘Goca dhe Gra’, Bora tregoi se spekulimet nisën sapo ajo postoi një foto të Donaldit, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit.
Unë e mora vesh që ishte shpërndarë një lajm për ndarjen tonë, kur postova një foto të Donaldit. Mu mbush Instagrami me mesazhe: ‘Shyqyr që nuk jeni ndarë!’ Më thonin shpesh, sa herë postoja foto me Donaldin
-rrëfeu moderatorja, e habitur nga intensiteti i reagimeve në rrjet.
Bora shtoi se, nga kurioziteti, hapi të hetojë lajmet dhe gjeti se ato përfshinin pretendime të pavërteta si xhelozia apo fshirja e fotove nga Instagrami, të cilat ajo i mohoi plotësisht:
Bëhem kurioze dhe hap të shoh ç’po ndodh, ku ishin këto lajme që jemi ndarë. Fusnin dhe arsye të tjera, xhelozia, që kanë fshirë fotot në IG… por asgjë nuk ishte e vërtetë.
Me këtë deklaratë, Bora Zemani duket se ka vënë një kufi për spekulimet që kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale javët e fundit.
Çifti, i cili mbetet ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar, vijon të tërheqë vëmendjen e publikut me çdo postim apo dalje të përbashkët.