Celebrities Showbiz

Brenda festës së mirëseardhjes së vogëlushit të Emina Çunmulaj-t!

Jo më larg se një javë më parë, modelja e njohur Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të tretë. Këtë lajm të bukur ajo e postoi në rrjetin e saj social Instagram ku ndau edhe një imazh me të birin. Teksa mbante djalin në krahë, modelja i ka bërë edhe një dedikim emocional dhe ka zbuluar gjithashtu edhe emrin e djalit, të cilin e pagëzoi me emrin Sha Yosef Nazarian.

Së fundmi Emina ka organizuar një festë të madhe dhe me shumë të ftuar për të mirëpritur djalin e saj të porsalindur. Modelja ndau me ndekësit e saj edhe disa nga pamjet brenda festës, për të cilën ajo ishte kujdesur ta dekoroi nderi në detajin e fundit. Emina është shfaqur shumë elegante, e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë rozë me detaje shumë ngjyrëshe. Me sa duket çdo gjë ka qenë e organizuar deri në perfeksion dhe modelja nuk është kursyer aspak.

 

Emina është e martuar me biznesmenin miliarder Sam Nazarian dhe çifti janë prindër edhe të dy vajzave. Modelja vlen të theksojmë që edhe pse jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e harron kurrë vendin e saj duke e vizituar gjithmonë dhe gjithashtu të ndihmojë me të ardhura monetare familjet në nevojë.

Rikujtojmë se, vetëm dy ditë pas lindjes së djalit me anë të një postimi në Instastory Emina ka ndarë me ndjekësit një shqetësim të sajin. Modelja ka treguar se po vuan nga disa kriza dhe dhimbje të tmerrshme të barkut pas lindjes.