Celebrities Design Gossip

Brenda “perandorisë” së Tom Ford dhe burrit të tij të ndjerë!

Me trishtimin më të madh Tom Ford dy ditë më parë njoftoi vdekjen e burrit të tij të dashur prej 35 vitesh, Richard Buckley dhe u shpreh se ai vdiq paqësisht në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos në prani të tij dhe djalit të tyre Jack. Ai vdiq nga shkaqe natyrore. Richard gjithashtu i ishte nënshtruar një operacioni për kancerin në fyt në vitin 1989.

Buckley lindi në Binghamton të Nju Jorkut dhe u rrit në SHBA, Francë dhe Gjermani. Ai ndoqi Universitetin e Maryland në Mynih. Gjatë viteve të tij të shumta në gazeta dhe revista, redaktorët e tij përfshinin John B. Fairchild, Tina Brown dhe Grace Mirabella, derisa ai u emërua kryeredaktor i ‘Vogue Hommes International’ në vitin 1999.

Së fundmi, Ford dhe Buckley jetuan në një pronë në lagjen Holmby Hills të Los Anxhelosit, aty ku edhe Richard mbylli sytë përgjithmonë pasi blenë shtëpinë për 38.75 milion dollarë në vitin 2016. Shtëpia përmban 9 dhoma gjumi, 7 tualete, një bibliotekë, një dhomë të hapur në natyrë, një pishinë, fushë tenisi dhe një kopsht me trëndafila.

Perandoria e tyre kapte vlerën e 122 milion dollarëve. Çifti kishte prona në New York, Londër, Los Anxhelos dhe qytetin e lindjes të Ford, Santa Fe. Ndërkaq, ju prezantojmë me disa foto nga shtëpitë, rezidencat super luksoze të dyshes së njohur që me siguri do t’ju lënë pa fjalë.

Nëse doni të dini më shumë rreth jetës së stilistit të famshëm klikoni në këtë link.