Celebrities Gossip Showbiz

Britney Spears ka disa fjalë për t’i thënë të dashurit të saj në këtë periudhë të vështirë që po kalon!

Britney Spears ka lavdëruar të dashurin e saj Sam Asghari me disa fjalë shumë të ndjera për mbështetjen e tij ndaj saj, duke dëshmuar më tej se ata do të jenë së bashku “‘Deri në fund të jetës.”

Britney Spears po ndihet një vajzë shumë me fat për partnerin e saj.

Ylli i pop -it foli më tepër në Instagram-in e saj si rrallëherë për marrëdhënien e saj të gjatë me Sam Asghari, i cili i rrëmbeu zemrën në vitin 2016. Më konkretisht, këngëtarja e vlerësoi të dashurin e saj që i ka qëndruar pranë, veçanërisht pasi ajo vazhdon të luftojë për lirinë e saj në një betejë që duket se nuk ka fund.

Jo vetëm që ka qenë me mua gjatë viteve më të vështira të jetës sime, por është një kuzhinier jashtëzakonisht i mirë!

Dedikimi i ëmbël i Britney-t shënon një nga herët e para që ajo falënderoi publikisht Sam për mbështetjen e tij ndërsa ajo vazhdon të përfshihet në drama që duket se nuk kanë fund. Në qershor, Britney dëshmoi në gjykatë për përvojën e saj nën një kujdestari 13-vjeçare dhe që atëherë ka bërë çmos për t’i dhënë fund plotësisht. Në fillim të këtij muaji, babai i Britney, Jamie Spears, deklaroi në një kërkesë në gjykatë se ai ishte i gatshëm të japë dorëheqjen si kujdestari i pasurisë së saj – një pozicion që ai e mbante që nga viti 2008.