Celebrities Gossip Showbiz

“Budallaqe, a ke b*thë të ballafaqohesh, debile…”, vajzat i kthehen keq Heidit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Mesditën e djeshme ka ndodhur një debat mes Rozës, Heidit dhe Erjolës. Debati nisi nga Roza, e cila teksa i bërtiste Heidit i thotë se ajo është askushi për t’i thënë asaj ‘false’. Nga ana tjetër, Baci i është përgjigjur me qetësi se ky është mendimi i saj.

Heidi: S’i qesha.

Roza: S’i qeshe? Kujt po ja thua, moj budallaqe.

Heidi: Mos ofendo Roza.

Roza: Ti mua më the false. Ti meriton, të gjitha nga unë. Ja pasoja.

Heidi: Je false edhe e keqe.

Roza: Hajde këtu, ballafaqohu. A ke b*thë, a ke b*thë të ballafaqohesh? A më the false. Dole blof mi, kush është false?

Heidi: Po jo moj se nuk ballafaqohem me ty unë.

Roza: Heidi dil nga banja, ngele duke u fshehur në banjë, dil ballafaqohu.  Po ti sikur e ke frikë Liamin moj gocë, si nuk i qeshe.

Heidi: Nuk ju duroj dot.

Erjola: O, o debile po të flet kush moj.

Heidi: Erjola të ka hipur vetja në qejf si shumë. Kujt i thua debile ti, po i flisja Françeskës dhe Rozës.

Graciano dhe Egla kanë biseduar për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur me Argjirën dhe lidhjen e tyre, e ndërsa banori la të nënkuptohej se diçka nuk shkon mes tyre. Graciano ka treguar se mes tyre ka një krisje dhe se Argjira i ka kërkuar mos ta përmendte emrin e saj brenda në shtëpi.

Ndërkohë një ditë më parë në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, Argjira nuk ka pranuar që të komentojë për këtë temë, ndërsa ka zgjedhur të flasë për projektin e saj televiziv, “She’s on Top”. Pasi u largua nga studio ajo puthi në faqe gazetarin e njohur, Ervin Kurtin, duke thënë se do të shihen së shpejti në “She’s on Top”.