Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë i ndodhi? Dafina Zeqiri në gjendje të keqe shëndetësore!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

Mbrëmjen e kaluar Dafina me anë të një postimi në Instastory ka treguar për ndjekësit se ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Këngëtarja ka treguar se është në këtë gjendje pasi vuan nga “Bronkiti”.

“Kthim në realitet. Bronkiti”

Kjo verë ka qenë shumë e suksesshme për artisten. Përpos me koncerte, artistja ka qenë në qendër të vëmendjes edhe me projektet e saj të njëpasnjëshme. Për këtë sukses dhe punë të palodhur, Dafina ka fituar së fundmi çmimin “Artistja e vitit” nga Radio Dukagjini.