Celebrities Music Showbiz

Për suksesin dhe punën e palodhur, Dafina Zeqiri merr çmimin e rëndësishëm!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

Kjo verë ka qenë shumë e suksesshme për artisten. Përpos me koncerte, artistja ka qenë në qendër të vëmendjes edhe me projektet e saj të njëpasnjëshme. Për këtë sukses dhe punë të palodhur, Dafina ka fituar së fundmi çmimin “Artistja e vitit” nga Radio Dukagjini.

@daffibinngo

Artistja e vitit @Dafina Zeqiri 👏🫶 #dafinazeqiri

♬ original sound – PIPINA

Prej disa ditësh Dafina ka treguar se po shijon pushimet e saj në Greqi e mes shumë postimesh së fundmi këngëtarja ka tërhequr akoma më shumë vëmendjen. Kjo për shkak të një fotoje të postuar me të dashurin e saj, ku duken shtrirë së bashku në një jaht në mes të detit.

Dafina ka qenë në vëmendje të mediave, pasi ish-menaxheri i saj, Drin Zatriqi ka hedhur në gjyq këngëtaren për shkak të disa fyerje dhe shpifjeve publike që këngëtarja ka bërë kundrejt tij rreth një vit më parë. Dafina ka bërë disa postime në profilin e saj në “Twitter”, përmes të cilave ka përdorur fjalë të rënda ndaj tij. Këto janë ofendimet dhe shpifjet që artistja e njohur ka bërë ndaj ish-menaxherit të saj dhe për këtë arsye Drini kërkon një dëmshpërblim prej 500 mijë eurosh, për dëmtim të reputacionit.