Celebrities Showbiz

Çfarë i tha ylli i “Everything Everywhere All at Once” gazetares që bëri që ajo të shpërthente në lot?!

Aktori James Hong bëri bëri për të qarë gazetaren e MSNBC, Katie Phang, kur i bëri një pyetje për babain e saj të ndjerë gjatë një interviste. Hong, një aktor amerikan 94-vjeçar me origjinë kineze, luajti në filmin hit të vitit të kaluar “Everything Everywhere All at Once”, i cili fitoi deri në shtatë çmime Oscar.

Me atë rast ai ka qenë i ftuar në emisionin “Katie Phang Show” në rrjetin televiziv MSNBC. Në një moment, Phang e pyeti nëse familja e tij ishte krenare, duke vënë në dukje se ajo vetë humbi babanë e saj katër vjet më parë. Aktori u kundërpërgjigj duke e pyetur nëse babai i saj kishte mundësi ta shihte atë si gazetaren e vetme me origjinë aziatike që kishte një shfaqje televizive me emrin e saj. Menjëherë, pas kësaj pyetje, gazetarja shpërtheu në lot.

Jo, në të vërtetë kam filluar të qaj që kur më pyete, ai vdiq nga Alzheimer dhe Dementia Lewy Body në Ditën e Babait në 2019.

Hong deklaroi se edhe vajza e tij është aktore:

Ajo e bën mirë punën e saj, ashtu siç ju e bëni punën tuaj shkëlqyeshëm. Jam i sigurt se babai juaj do të krenohej me fëmijët tanë që kanë ecur përpara dhe mbajnë emrin tonë përpara, siç jam unë si baba.

Phang, duke fshirë lotët nga fytyra e saj me dorë, falënderoi Hong për fjalët e tij të mrekullueshme.

Faleminderit shumë. Më fal që qava, por më preku vërtet.