Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Çfarë mendon Zhaklina Gjolla për “BBV 2” dhe për banorët që janë aty?!

Sot e ftuar në emsionin “Pardon My French” ka qenë një nga ish-banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, Zhaklina Gjolla. Gazetarja e njohur nuk arriti dot që ta vazhdonte rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri  sepse vendosi që të ndërpriste eksperiencën e saj dhe të largohej.

Është “BBV” më i bukur ndonjëherë për t’u parë nga shtëpia. Varet sa të pëlqen egërsia, do të thoja edhe unë që është një ‘Big Brother’ shumë i bukur po të kishte pak jetesë aty por ashtu si e përjetova unë të paktën nuk ishte aspak jetesë. 

Pse e le Zhaklinë eksperincën e “BBV”? Çfarë ndodhi?

E lashë sepse nuk bënte për mua. Nëse kishte një gjë që ishte shumë e goditur aty pavarësisht se ishte traumatike ajo video që qarkulloi më pas dhe u hodh në faqen zyrtare të “Big Brother” ku unë thoja që “Kjo lojë nuk është për mua, unë dua të dal!” ajo ishte e vërteta shumë e madhe, që ajo lojë nuk bënte për mua. Me gjithë eksperiencën në televizion ti mendon që do të futesh në një sfidë televizive, në fakt është një sfidë laboratorike. 

E kishe menduar që mund të largoheshe në një moment në këtë mënyrë?

Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje. Në momentin që më është bërë ftesa për në “Big Brother” unë e kam refuzuar njëherë vitin e shkuar, këtë vit mendova që isha në kushtë më të pjekura dhe në rrethana të tjera për të mos i thënë jo kësaj sfide. Nuk e kisha menduar për asnjë çast që do të dilja për një javë me dëshirën time dhe me forcën time. 

Duke bërë një paralelizëm edhe me “Big Brother” e para shumë viteve ku banorët edhe pse debatonin në fund të ditës uleshin dhe hanin bukë të gjithë bashkë, Zhaklina ka vijuar duke thënë se:

Aty nuk ishte forcë jete. Ashtu si e shikoja unë nga brenda. Ishte një forcë protagonizmi, për sa kohë isha unë aty banorët e tjerë, disa prej tyre që ndoshta e shikonin veten më të fortë mesa duket më shikonin aq të fortë saqë as bukë nuk hanin dot me mua. 

Në fakt ajo që më bëri mua përshtypje që nuk e prisja në këtë “BBV” që isha përgatitur dhe mendoja që isha e fortë mjaftueshëm, ishte që banorët brenda të silleshin sikur aty ishte një lojë për jetë a vdekje që nga dita e parë.