Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në sfilatën e Valdrin Sahitit? Dalina Buzi sqaron të vërtetën!

Së fundmi në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto dhe video të moderatores Bora Zemani dhe aktorit të humorit Donald Veshaj, teksa të dy janë shfaqur në eventin e stilistit të njohur Valdrin Sahiti afër njëri-tjetrit. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, moderatorja Dalina Buzi e cila ishte gjithashtu e pranishme në sfilatën e Sahitit shpjegoi se si e pa ajo me syrin e saj të gjithë situatën:

Valdrin Sahiti bëri një sfilatë ku ftoi shumë VIP-a dhe një ndër këto VIP-a ishte edhe Bora Zemani, isha unë dhe Donaldi me Romeon. Ishin disa tavolina, ku një tavolinë afër meje ishte Elvana, Nora dhe Era Istrefi. Një tavolinë ishte e Top Channel-it sepse njerëzit që njihen rrinë bashkë. Në këtë tavolinë ishte Bora, qëlloi edhe Donaldi. Unë si dëshmitare pash dy njerëz të edukuar që flisnin. Paralel Antonela ishte me Beatrix-in e cila ka pasur një marrëdhënie të shkurtër me Donaldin.(qesh) Si rastësi qëlloi që ai të ishte në një tavolinë dhe me ish-in.