Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh mes Olës dhe Jasminës?

Dyshja e vajzave Ola dhe Jasmina që bënë bujë në emisionin “Për’Puthen” për rivalitetin mes tyre duket se së fundmi kanë rregulluar çdo keqkuptim midis tyre. Që në fillim të rrugëtimit të tyre në emision, gjatë një përballje vajzat u shfaqën si armike të njëra tjetrës. Shoqëria e tyre ishte krisur dy vite më parë gjatë një udhëtimi që kishin bërë në Maltë.

Vajzat gjithashtu kanë pohuar se kanë jetuar së bashku por zënkat e shumta ishin ato që prishën miqësinë midis tyre. Pavarësisht të gjithave duket se pas një kohe të gjatë e cila mund të ketë qenë edhe kohë reflektimi, shoqëria mes tyre ka filluar sërish.

Video-t e postuara në Instagram dëshmojnë se Ola dhe Jasmina janë përsëri shoqe me njëra-tjetrën dhe duken shumë të lumtura. Ishte po Jasmina e cila për ditëlindjen e Olës, i bëri surprizën e papritur me tortën e personalizuar ku të gjithë së bashku me konkurrentët e Për’Puthen ishin duke festuar.

Nuk është hera e parë që vajzat shikohen në shoqërinë e njëra-tjetrës po mesa duket të gjitha zënkat midis tyre kanë qenë thjesht për ‘show’.