Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-banorja e edicionit të dytë të “BBV”, Jori Delli. Pak ditë më parë reperi i njohur Noizy postoi në storyn e tij në Instagram një foto të Jorit me bikini të bardha në jaht. Si qëndron e vërteta e kësaj, çfarë po ndodh mes modeles dhe këngëtarit? Jori sqaron:
Ishte një bashkëpunim për videoklip. Kam qenë pjesë e videoklipit të Noizyt, kisha 3 ditë xhirime, filluam në Palasë, në Vlorë dhe në fund ishin tek Currilat. Erdhi kërkesa në Instagram, fola me regjisorin, nuk e njihja më parë Noizyn. Më shkruajti që do i pëlqente të isha pjesë e videoklipit. Ideja ishte shumë e bukur. Mes meje dhe Noizyt nuk ka ndodhur asgjë përveç këtij bashkëpunimi. Noizy dhe ekipi i tij kanë qenë shumë profesionalë, jemi kënaqur shumë. Është njeri shumë i mirë, i zgjuar, më jep këshilla interesante për punë por nuk ka asgjë më tepër se kaq. Kam shumë pak ditë që e njoh.
A ka ruajtur Jori marrëdhënie me ndonjë nga ish-banorët e shtëpisë më të fashme pas mbarimit të “BBV”?
Në fakt me shumë prej tyre. Me Dean, Kristin po e takoj shpesh këtu në Tiranë se është dhe vetëm. Olta është numri një, kam nevojë për njerëz me energji si të Oltës se dua të kënaqem.