Celebrities Gossip Music Showbiz

A do të jetë Jori Delli modelja më e re e videoklipit të Noizyt?

Ish-banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Veprimet etyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshmit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë së BB Vip 2. Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Tashmë emisioni ka mbaruar, por ish-banorët e BBV2 nuk ndalojnë të na surprizojnë…

Rreperi i njohur Noizy ka postuar në storyn e tij në Instagram një foto të Jori Delli-t me bikini të bardha në jaht.

Njëkohësisht pas tij, edhe modelja 28-vjeçare ka postuar një foto në Instagram-in e saj në timonin e të njëjtit jaht, me të njëjtën veshje. Ne na mbetet vetëm të presim për një verë plot atmosferë me klipe të reja muzikore dhe shumë surpriza…