Këngëtarja e njohur Shakira së fundmi ka nxitur zemërim te disa prindër pasi dyshohet se ka shmangur një radhë prej 90 minutash për një festë të Halloween-it me fëmijët e saj. Disa burime spanjolle të lajmeve pohuan se 45-vjeçarja kaloi në rreshtin e parë për udhëtimin e Kullës së Terrorit në Barcelonë, ndërsa familjet e tjera pritën për më shumë se një orë.
Një dëshmitare okulare, e cila është një reportere lokale tha për ‘Socialité’ se Shakira u shfaq papritur me dy djemtë e saj bashkë me një roje sigurie dhe të gjithë u futën brenda. Gazetarja Silvia Taulés vuri në dukje se ylli i muzikës pop nuk u tërhoq pavarësisht se njerëzit bërtisnin kur ajo i kalonte në radhë. Ajo u shpreh se:
Çfarë shembulli është ky për fëmijët e saj? Që në moshë kaq të vogël, ata mësojnë se mund të dalin para të gjithëve kur nuk është e nevojshme.
https://twitter.com/silviataules/status/1587020396368388097?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1587020396368388097%7Ctwgr%5E822961439787a3944953136fc218afbff54e3b57%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.classlifestyle.com%2Fnews%2F56950%2Fveprimi-i-shakires-per-halloween-nxit-zemerim-cfare-shembulli-po-u-jep-femijeve%2F
Taulés gjithashtu postoi imazhe në Twitter që dukej se tregonin Shakira-n me fëmijët e saj në vendin në fjalë. Ndërkaq, artistja është duke kaluar një fazë të vështirë në jetën e saj personale pas ndarjes me Pique. Por jo vetëm kaq. Së fundmi në një video, Shakira shihet teksa ndihmon babanë e saj të sëmurë të bëjë ushtrime, ndërkohë që në dhomë është edhe mjeku i tij. Ajo duket e emocionuar me ndërsa i puth atij këmbët.

Sjellim në vëmendje se nëna e artistes, Nidia del Carmen foli me përfaqësues të mediave jashtë spitalit Teknon-Quiron në Barcelonë, ku ndodhet i shtruar zoti William Mebarak, babai i këngëtares kolumbiane. Teksa u pyet nëse Pique është ende pjesë e familjes së Shakirës, ajo tha:
Sigurisht, po, ne jemi ende familje.