Celebrities Gossip Music Showbiz

“Chain My Heart” i Bebe Rexhës vjen me një videoklip super provokues!

Videoklipi i këngës më të re i këngëtares me orgjinë shqiptare, Bebe Rexha ka disa orë që është publikuar dhe fansat nuk i mban më vendi. Bebe është shquar gjithmonë për natyrën e saj pa komplekse me klipet e saj super artistike.

Bukuroshja paralajmëroi fansat e saj me një postim në Instagram se “Chain My Heart” është publikuar dhe të gjithë kanë patur mundësinë të shijojnë zërin por edhe performancën super të zjarrtë të saj.

Edhe në videoklipin e kësaj këngë 31-vjeçarja nuk ka zhgënjyer dhe si përherë ka surprizuar ndjekësit me një paraqitje super seksi. Videoklipi gjithashtu duket si një stil i filmave aksion të viteve ’80.

Rikujtojmë, se Rexha, prej muajsh ka njoftuar se do të bëjë debutimin e saj si aktore në filmin e ri të titulluar “Queenpins”. Krijuesja e shumë hiteve muzikore së fundmi ka shpërndarë në Instagram trailerin e filmit, në të cilin po ashtu shfaqet në një pjesë me flokë të zeza e me një pamje totalisht ndryshe.

Vlen të theksojmë se Bebe është një ndër personazhet që ka dhënë më tepër mesazhe për vetëbesimin dhe dashurinë ndaj vetes. Ajo ka treguar shpesh se ndihet gjithmonë mjaft mirë nën lëkurën e saj dhe se është shumë e lumtur me format trupore që ka. Së fundmi, ajo ka ndarë në “TikTok” një video, në të cilën shfaqet e veshur me bikini duke nxjerrë në pah linjat e saj.