Celebrities Film & Tv Showbiz

Publikohet traileri i filmit “Queenpins” në të cilin do të luajë Bebe Rexha…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, prej muajsh ka njoftuar se do të bëjë debutimin e saj si aktore në filmin e ri të titulluar “Queenpins”. Krijuesja e shumë hiteve muzikore së fundmi ka shpërndarë në Instagram trailerin e filmit, në të cilin po ashtu shfaqet në një pjesë me flokë të zeza e me një pamje totalisht ndryshe.

Artistja e njohur ka thënë se ndihet e entuziasmuar me filmin në të cilin ajo luan përkrah aktorëve të famshëm të “Hollywood”-it si Vince Vaugn e Kristen Bell.

Jam e entuziasmuar të shpërndajë debutimin tim në filmin Queenpins, përkrah Kristen Bell, KirbyHowell-Baptiste, Paul Walter Hauser, dhe Vince Vaughn. Filmi është drejtuar dhe shkruar nga Aron Gaudet dhe Gita Paullapilly.

Filmi parashikohet të shfaqet premierë në kinema në shtator të këtij viti. Ndërkaq, edhe këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, së shpejti do t’a shohim në një tjetër rrugë të artit. Dua duket se së fundmi do të sprovojë veten në aktrim. Bëhet fjalë për filmin më të ri të paralajmëruar të llojit triller, të titulluar “Argylle”.

Rikujtojmë, se Bebe Rexha është një ndër personazhet që ka dhënë më tepër mesazhe për vetëbesimin dhe dashurinë ndaj vetes. Ajo ka treguar shpesh se ndihet gjithmonë mjaft mirë nën lëkurën e saj dhe se është shumë e lumtur me format trupore që ka.  Së fundmi, ajo ka ndarë në “TikTok” një video, në të cilën shfaqet e veshur me bikini duke nxjerrë në pah linjat e saj.