Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Showbiz

Bebe Rexha sapo na mësoi një leksion mbi vetëbesimin!

Këngëtarja e mirënjohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është një ndër personazhet që ka dhënë më tepër mesazhe për vetëbesimin dhe dashurinë ndaj vetes. Ajo ka treguar shpesh se ndihet gjithmonë mjaft mirë nën lëkurën e saj dhe se është shumë e lumtur me format trupore që ka.

Së fundmi, ajo ka ndarë në “TikTok” një video, në të cilën shfaqet e veshur me bikini duke nxjerrë në pah linjat e saj. Videoja nis me një pyetje:

Sa mendoni se peshoj?

@beberexha

Feeling like a bad bitch today.

♬ original sound – emm.

Më pas ajo kthehet me kurriz nga kamera dhe përkrah videos së saj shkruan:

Nuk është puna e askujt. Por le ta normalizojmë peshën 75 kilogramë. 

Artistja shton se ajo ndihet shumë e bukur dhe plot vetëbesim pavarësisht kilogramëve të saj, ashtu siç duhet të ndihet në të vërtetë çdo grua.

Ndërkohë para disa javësh, Bebe ndau në llogarinë e saj në “Instagram” një video të formave të saj trupore të pamodifikuara, mirëpo komentet nuk ishin shumë të mira. Shumica e kanë quanin artisten “lopë” dhe ajo që u dallua ishin se këto komente vinin nga gjinia femërore, por edhe Bebe nuk ngurroi të përgjigjej.

Do ta postoj se si duket trupi im në të vërtetë, sepse askush nuk është perfekt. Dhe shumica e komenteve në shqip thonë se unë jam “një lopë” apo “e shpifur”. Në vend që ta ngremë njëri-tjetrin lart, ne e ulim njëri-tjetrin.