Celebrities Gossip Showbiz

Chiara Ferragni po promovon vaksinën? Blogerja reagon pas akuzave nga fansat

Personazhet e famshëm si shqiptarë ashtu edhe të huaj e kanë treguar në rrjete sociale momentin e vaksinimit. Një ndër këto personazhe, ka qenë edhe blogerja italiane Chiara Ferragni, e cila ka postuar në Instagram një fotografi nga momenti i vaksinimit.

Çfarë momenti emocionues. Dukej shumë larg, por më në fund ndodhi.

Mirëpo, fansat janë treguar shumë të kujdesshëm dhe kanë vënë re, se krahu në të cilën dukej se blogerja po bënte vaksinën, ishte i kundërt nga ai në një video të hedhur më vonë nga vetë ajo. Pas akuzave që ju bënë në rrjete sociale se, Chiara po promovon vaksinën dhe nuk e ka bërë atë në të vërtetë, ju përgjigj në Instagram me anë të një postimi.

Ndihem krejtësisht normale. Më vjen për të qeshur që kaq shumë teoricienë konspirativë kanë menduar se kam gënjyer për vaksinën. Sepse në video leukoplasti dukej në krahun tjetër. E bëra në krahun e majtë dhe kamera kur e përdor nga përpara kthen imazhin.