Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për dy ish-zyrtarët e Agjensisë së Mbykqyrjes policore Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre, teksa gjykata i ka dënuar më nga 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar është ulur 1/3 e dënimit, e përfundimisht gjykata vendosi 6 muaj heqje lirie.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se togat e zeza kanë pezulluar dënimin me burg dhe kanë vendosur konvertimin në 1 vit shërbim prove.
Zyrtarët e AMP u hetuan pas dyshimeve se nuk kanë respektuar ligjin gjatë procedurës së ndjekur për punësimin në këtë agjensi të Muqi Shaljanit i cili humbi jetën disa ditë pas atentatit të ndodhur në nëntor të vitit të shkuar në Rinas. Në atë ngjarje humbi jetën Gilmando Dani.
Trupi gjykuese ka pranuar kërkesën e prokurorisë të bërë nga ana e prokurorit Bledar Valikaj për dënimin e dy ish-zyrtarëve.