Showbiz

Chris Brown irriton ashpër fansat, çfarë ka bërë tani?!

Këngëtari i famshëm Chris Brown po shndërrohet në një personazh famëkeq për shkak të historive të shumta në marrëdhënie me vajzat.

Një postim që ka bërë ditën e kaluar ka shkaktuar reagime të ashpra nga fansat e tij. Pas një fundjave të shfrenuar me miqtë e tij, Brown shkroi në rrjetet sociale se bëri analizat dhe doli negativ për sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Fansat e këngëtarit nuk e kanë pritur aspak mirë këtë informacion duke komentuar se ai nuk po tregon aspak respekt për partneren e tij Ammika Harris e cila solli në jetë fëmijën e tij pak javë më parë.

“Më vjen turp për të dashurën e tij, ai nuk ka aspak respekt është kaq i pamatur” -ishte një ndër komentet në postimin tashmë të fshirë të Brown.