Showbiz

Chris Brown sërish nën hetim për akuza seksuale

Vitin e kaluar këngëtari i famshëm Chris Brown është përfshirë në disa akuza për ngacmime seksuale, përdhunime, mbarëvajtje droge dhe dhunë psikologjike kundrejt disa vajzave.

Një prej tyre quhet Jane Doe e cila pretendon se Brown e ka mbajtur peng në shtëpinë e tij pas një feste duke e lejuar shokun e tij që ta përdhunojë.

Festa e mbajtur vitin e kaluar në rezidencën e këngëtarit në Los Angeles kishte një numër të madh të ftuarish të cilët kishin lirinë të pinin dhe konsumonin substanca narkotike.

Siç duket kjo çështje po bëhet edhe më serioze ndërkohë që hetimet kanë nxjerrë prova kundër 29-vjeçarit. Avokatët e Jane Doe kanë arritur një marrëveshje me gjykatën e L.A dhe përfaqësuesit e Brown duke i lejuar të vijojnë hetimet në rezidencën e tij.

Edhe pse këngëtari i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura nga vajza duket se këtë herë nuk do të dalë pa u lagur.