Showbiz

Chris Brown zbulon se çfarë ndodhi natën që dhunoi Rihanna-n

Chris Brown ka zbuluar të vërtetën rreth mbrëmjes kur dhunoi ish të dashurën, Rihanna, duke treguar se ishte shumë i nxehur.

Këngëtari i “Forever” u arrestuar në 2009 dhe në një dokumentar të ri “Chris Brown: Welcome to my life”, 28-vjeçari zbulon detajet dhe të vërtetën se çfarë ndodhi.

Drama filloi në festën para “Grammy”, ku Chris i kishte thënë Rihanna-s se kishte fjetur me një ish-punonjëse, para se të lidhej me të, e cila ndodhej në atë event.

E shqetësuar nga ky lajm, Rihanna kishte shpërthyer në lot edhe pse Chris e kishte qetësuar më pas. Por ndërkohë që RiRi kishte humbur besimin tek i dashuri i saj, ajo kishte marrë telefonin ku kishte zbuluar një mesazh nga ajo femër, ku thoshte se do të ishte në këtë event.

“Situata filloi acarohej, ajo hodhi telefonin dhe nisi të më godiste. Nisi të më godiste dhe të më kafshonte aq sa nuk durova dot dhe e godita. I qëllova me grusht dhe pash që buza e saj ishte gjakosur dhe kur e pash në atë gjendje, u shokova”.