Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Christina Aguilera rikthen pas 19 vitesh në skenë veshjen e saj ikonike!

Një nga veshjet më ikonike të Christina Aguilera është kthyer. Këngëtarja fituese e ‘Grammy’-t, u nderua me çmimin “Music Icon” në “People’s Choice Awards 2021”, duke u ngjitur në skenë gjatë shfaqjes për të performuar një miks të hiteve të saj më të mëdha.

Dhe kur erdhi koha për “Dirrty”, Aguilera surprizoi dhe risolli veshjen e gati dy dekadave më parë. Këtë herë, veshja ishte e ripunuar në saten me shkëlqim dhe jo lëkure dhe përfshinte korse, geta me rrjetë dhe mëngë të tejdukshme.

Madje, ylli i popit nderoi pamjen e saj me grimin e syve “smokey” dhe të njëjtat gërsheta të zeza dhe bionde që kishte në klipin “Dirrty”. Kjo veshje ka pasur një ndikim të madh. Shpesh ishte frymëzimi i kostumeve të panumërta të festës së Halloween-it.

Po jua rikujtojmë këngën super hit të divës së muzikë pop në rast se e keni harruar…

Rikujtojmë, se së fundmi, këngëtarja e njohur dhe shumë e diskutuar kohët e fundit Britney Spears ka “sulmuar” yllin e muzikës pop, Christina Aguilera në Instagram duke e barazuar heshtjen e saj në luftën për kujdestarinë e Spears njësoj me gënjeshtrën. Spears në Instastory shkroi mbi një video të Aguiliera-s teksa po intervistohej në “Latin Grammy Awards” se:

I dua dhe i adhuroj të gjithë ata që më kanë mbështetur… por të refuzosh të flasësh kur e di të vërtetën, është e barabartë me një gënjeshtër. 13 vite duke qenë në një sistem abuziv të korruptuar, por pse është një temë kaq e vështirë për njerëzit për të folur? Unë jam ajo që e kalova! Të gjithë mbështetësit që folën dhe më mbështetën faleminderit… Po, kam rëndësi!