Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri me një projekt të ri që nuk ka të bëjë me muzikën!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Këngëtarja nuk ka pasur të ndalur edhe me shumë projekte të reja solo dhe bashkëpunime. Kujtojmë se para pak ditësh, Dafina ka publikuar këngën më të re, një bashkëpunim me reperin e njohur Elinel. Kënga e re e titulluar “Faj” është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe ka kaluar disa milionë klikime në YouTube.

Por kësaj here projekti i saj më i ri nuk ka të bëjë me muzikën. Bukuroshen tanimë do e shikojmë edhe në një fushë tjetër, atë të biznesit. Përveçse një divë në muzikë, tanimë Dafin do ta shikojmë si një ‘bizneswoman’. Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar se së shpejti do të lançojë koleksionin e saj të aksesorëve me emër “Dafina Capsule Collection”. Bukuroshja ka treguar se për këtë koleksion është frymëzuar nga natyra e saj mitike dhe kultura egjiptiane. Kjo është hera e parë që e shikojmë këngëtaren në botën e biznesit.

Para pak ditësh, Dafi është shfaqur bashkë me këngëtaren shumë të dashur për të gjithë, Kidën, ku na lënë vend për dyshime se mos ndoshta po lind një bashkëpunim mes tyre. Ditën e sotme të dyja artistet kanë postuar në Instastory një foto së bashku dhe kanë treguar se diçka e re po vjen. Shpresojmë që të dyja artistet të sjellin një hit të ri veror.