Celebrities Gossip Showbiz

Dakota Johnson shprehet e penduar për skenat në “Fifty Shades of Grey”!

Aktorja e njohur Dakota Johnson e cila luan rolin e Anastasia Steel në “Fifty Shades of Grey” ka treguar së fundmi gjatë një interviste për “Vainity Fair” se nëse do e dinte se çfarë do ndodhte ajo nuk do e kishte pranuar rolin në film.

U regjistrova për të bërë një version shumë të ndryshëm të filmit që përfunduam duke bërë. Isha e re. Isha 23-vjeçe. Kështu që ishte e frikshme. Thjesht u bë diçka e çmendur. Kishte shumë mosmarrëveshje të ndryshme. Nuk kam qenë në gjendje të flas për këtë, sepse ata dëshironin të promovonin filmin në mënyrën e duhur dhe unë jam krenare për atë që kemi bërë në fund të fundit dhe gjithçka rezultoi ashtu siç ishte menduar, por ishte e ndërlikuar. Sikur ta dija… Nëse do ta kisha ditur në atë kohë se si do të ishte, nuk mendoj se dikush tjetër do ta kishte bërë.

Së fundmi aktorja e njohur dha më shumë detaje në lidhje me romancën e saj me këngëtarin Chris Martin me një pasqyrë të sinqertë dhe të rrallë të marrëdhënies së tyre në një intervistë të re. Aktorja, e njohur më së shumti për rolin e saj si Anastasia në “Fifty Shades” dhe ylli i “Coldplay” e kanë mbajtur kryesisht lidhjen e tyre katërvjeçare larg vëmendjes së publikut, por tani ajo ka vendosur që të hedh dritë mbi romancën e tyre.

Duke folur në numrin e ri të revistës “ELLE”, ylli i filmit shpjegoi dhe pranoi se për shumica e festave të tyre ndodhin ‘brenda shtëpisë’. Në intervistën, e cila erdhi së bashku me një set fotosh të reja dhe shumë mahnitëse, ajo foli gjithashtu për ndjenjat e saj. Chris është babai i Apple dhe Moses, me ish-gruan e tij Gwyneth Paltrow dhe tashmë është në lidhje me Dakotën që nga tetori i vitit 2017.