Gossip

Nuk do ta besoni se çfarë “urren” Dakota Johnson tek meshkujt!

Aktorja amerikane Dakota Johnson ka zbuluar së fundmi një preferencë të pazakontë për meshkujt, duke dhënë një paralajmërim të qartë: vraponi nga burrat që veshin shapka në publik.

Deklarata e 36-vjeçares erdhi gjatë një video-interviste për Vogue Germany, ku aktorja foli hapur për shijet e saj dhe preferencat në modë, duke dhënë një mesazh të qartë për fansat meshkuj.

Përveç kësaj, Dakota foli edhe për rutinën e saj të bukurisë, duke zbuluar një ritual të pazakontë të prerjes së flokëve.

Ajo ka mbajtur balluket karakteristike që nga fëmijëria dhe shpesh i prerë vetë, ndërsa shprehet se ndihet më shumë vetvetja me këtë stil.

Kam pasur balluke që kur isha fëmijë. I kam prerë vetë kur isha rreth katër vjeç dhe më kanë pëlqyer gjithmonë. Ndihem vetvetja me balluke dhe udhëtoj gjithmonë me gërshërë dhe më pëlqen të pi një martini ndërsa i shkurtoj

Johnson zbuloi gjithashtu rutinën e saj shumë të thjeshtë të kujdesit për flokët: nuk përdor produkte stilimi dhe i lë të thahen natyrshëm, duke shtuar se gjatë tapeteve të kuq i drejtohet stilistëve të njohur Mark Townsend dhe George Northwood.

Ajo gjithashtu vuri theksin tek ushqimi i shëndetshëm dhe hidrimi, që sipas saj ndihmon në rritjen e flokëve dhe thonjve.

Ky kombinim i thjeshtësisë në rutinën personale dhe preferencave të qarta në stilin e meshkujve e bëjnë Johnson një nga aktoret më të hapura dhe të veçanta në Hollywood.