Gossip Showbiz

Dakota Johnson pozon pothuajse pa rroba për Calvin Klein?

Aktorja amerikane Dakota Johnson është fytyra e re e fushatës pranverë 2026 të markës së njohur Calvin Klein, duke pozuar pothuajse pa rroba në një seri fotosh sensuale dhe minimaliste.

Aktorja 36-vjeçare shfaqet duke modeluar disa nga pjesët ikonike të markës, mes tyre të brendshmet “Ultralight” dhe “Icon Cotton Modal”, reçipetat “Perfectly Fit Ultralight”, si dhe xhinset “Archive High Rise Slim”, “Baggy Jean” dhe xhaketën “Relaxed Trucker”.

Fushata është realizuar nga regjisori dhe fotografi Gordon von Steiner dhe e paraqet Dakota Johnson gjatë një dite të qetë në shtëpi, larg syrit të publikut, duke theksuar një estetikë minimaliste “më pak është më mirë” dhe një sensualitet natyral.

Në disa nga imazhet, aktorja shfaqet pranë pishinës me një reçipetë të zezë dhe një libër në prehër, mbi një piano me xhinse pa bluzë, apo mbi një tavolinë bilardo e veshur vetëm me të brendshme.

Sipas saj, kjo fushatë reflekton edhe një moment personal në jetën e saj dhe komoditetin që ndjen me trupin e saj.

Calvin Klein jeans dhe të brendshme kanë një cilësi të përjetshme që e bën gjithçka të ndihet e drejtë në momentin që i vesh. Kur një grua është vetëm në shtëpi duke punuar, duke lexuar ose duke bërë çfarë të dojë, kjo mund të ndihet çliruese dhe sensuale

-u shpreh Dakota Johnson.

Aktorja shtoi se në këtë fazë të jetës ndihet më e qetë dhe e balancuar, duke shijuar kohën që kalon në shtëpi.

Ajo ka treguar edhe më parë se nuk ka problem të veshë veshje të guximshme, përfshirë fustane shumë tërheqëse, për sa kohë ndihet e rehatshme dhe e sigurt me veten.