Aktorja e njohur Dakota Johnson është vënë sërish në qendër të vëmendjes, pasi u pa në Los Angeles duke darkuar me këngëtarin Role Model, duke ndezur menjëherë thashethemet për një lidhje të re romantike.
Pamjet, të publikuara nga TMZ, tregojnë dyshen gjatë një feste private me miqtë, të ulur pranë njëri-tjetrit në një ambient të ndriçuar nga qirinjtë.
Sipas një burimi për mediat amerikane, Dakota 36-vjeçare dhe këngëtari 28-vjeçar ishin “shumë të afërt” dhe “të përqafuar” gjatë gjithë mbrëmjes, gjë që ka shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi.
Këto thashetheme vijnë vetëm disa muaj pasi u raportua se Dakota i dha fund lidhjes shumëvjeçare me këngëtarin e Coldplay, Chris Martin.
Burime pranë aktores kanë lënë të kuptohet se ajo është gati të rikthehet në takime dhe të hapë një kapitull të ri në jetën sentimentale.
Ndërkohë, Dakota Johnson po shijon edhe një periudhë shumë të suksesshme në karrierë.
Gjatë vitit 2025, ajo ka publikuar dy filma, “The Materialists” dhe “Splitsville”, ndërsa projekti i radhës pritet të jetë adaptimi filmik i romanit shumë të përfolur “Verity” nga Colleen Hoover, ku ajo do të luajë përkrah Josh Hartnett dhe Anne Hathaway.
A është kjo thjesht një darkë mes miqsh apo fillimi i një romance të re në Hollywood? Koha do ta tregojë…