Celebrities Gossip Showbiz

Si rrallëherë më parë Dakota Johnson tregon gjithçka në lidhje me dashurinë dhe jetën e saj private!

Së fundmi aktorja e njohur Dakota Johnson ka dhënë më shumë detaje në lidhje me romancën e saj me këngëtarin Chris Martin me një pasqyrë të sinqertë dhe të rrallë të marrëdhënies së tyre në një intervistë të re. Aktorja, 32-vjeçare, e njohur më së shumti për rolin e saj si Anastasia në “Fifty Shades” dhe ylli i “Coldplay” e kanë mbajtur kryesisht lidhjen e tyre katërvjeçare larg vëmendjes së publikut, por tani ajo ka vendosur që të hedh dritë mbi romancën e tyre.

Duke folur në numrin e ri të revistës “ELLE”, ylli i filmit shpjegoi dhe pranoi se për shumica e festave të tyre ndodhin ‘brenda shtëpisë’. Në intervistën, e cila erdhi së bashku me një set fotosh të reja dhe shumë mahnitëse, ajo foli gjithashtu për ndjenjat e saj.
Chris është babai i Apple dhe Moses, me ish-gruan e tij Gwyneth Paltrow dhe tashmë është në lidhje me Dakotën që nga tetori i vitit 2017.

Ne kemi qenë bashkë për një kohë të gjatë dhe dalim ndonjëherë, por të dy punojmë aq shumë sa është mirë të jesh në shtëpi dhe të jesh komod dhe privat. Pjesa më e madhe e festës bëhet brenda shtëpisë sime.

Bukuroshja dha një shpjegim edhe për pjesën kur ajo ka thënë se se pse ndihet më e vjetër dhe më e re në të njëjtën kohë. Pavarësisht se ishte në fillim të të 30-ave kur e tha këtë, ajo u shpreh se:

Ndihem edhe 48 edhe 26. Kam pasur shumë “jetë” në jetën time. Kam pasur shumë jetë të re, kështu që mendoj se ndihem më e vjetër.

Pavarësisht kësaj, Dakota vuri në dukje se ka pasur gjithashtu kohë vërtet të errëta duke shtuar se asgjë nuk është perfekte gjatë gjithë kohës. Jo vetëm akotre por Dakota është gjithashtu investitore dhe drejtoreshë bashkë-krijuese e markës së mirëqenies seksuale “Maude”. Ajo beson se është e shëndetshme dhe është një nevojë themelore e njeriut që të ketë akses në produkte cilësore të shëndetit seksual.

Vitin e kaluar, ish-i Gwyneth i Chris tha se ajo ishte ende në marrëdhënie të mira me Chris dhe me Dakotën. Gwyneth e do shumë atë prandaj dhe është parë duke kaluar kohë me Dakotën dhe me Chris, disa herë.