Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Dalina Buzi për banorët e “BBV”: “Nuk e di kush do t’ua japë kremrat e fytyrës së tyre të nxirë, furçën e dhëmbëve për gojën e tyre tmerrsisht të pisët…”

E ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” ishte Dalina Buzi për të komentuar dhe analizuar politikën, showbiz-in shqiptar, Dancing With The Stars, Big Brother Vip Albania e shumë të tjera. Pikërisht lidhur me BBV2, një format shumë të ndjekur, Dalina ka bërë një analizë të detajuar.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pikërisht lidhur me këto situata të krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Dalina nuk i ka kursyer komentet dhe analizat, teksa është shprehur edhe për protagonistët e debateve dhe konflikteve. E teksa Dalina e thotë hapur, që shkaku kryesor që këto vipa janë futur në BBV, është fama, ajo e komenton këtë famë si negative, ndryshe nga ajo e konkurrentëve të BBV1.

Këtë vit ka qenë çështja e famës. Fama sjell para. Nga BBV1 dikush përfitoi nga historia e madhe e dashurisë. Ata që janë tregtarë, janë tregtarë. Këtë radhë është shumë e rrezikshme. Herën e kaluar kishin popullaritet. Këtë radhë nuk di kush do t’ua japë rrobat këtyre, kremrat e fytyrës së tyre të nxirë, furçën e dhëmbëve për gojën e tyre tmerrsisht të pisët. Nuk e di çfarë do marketojnë këta njerëz sepse kanë energji shumë negative.