Celebrities Gossip Showbiz

Dashuria mes Dafit dhe Dj Geek duket se shkakton një ‘problem të vogël’…

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.

E teksa që pas ribashkimit postimet mes çiftit nuk kanë munguar, më i fundit është një Instastory e postuar nga këngëtarja, teksa ka shpërndarë një ‘selfie’ të tyre ku shfaqen në makinë ajo ka treguar se dashuria i shkakton një ‘problem’ të vogë. Epo, nëse e keni dëgjuar shprehjen ‘dashuria kalon nga stomaku’ duket se njësoj qenka dhe për çiftin ku nga mbishkrimi i Dafit duket të jenë shumë të uritur.

Dashuria e mirë të bën të hash shumë bukë

Dafi gjithmonë përflitet për muzikën e mirë që na ka dhuruar ndër vite, megjithatë edhe për sa i përket marrëdhënieve me koleget nuk është diskutuar pak. Së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale, bukuroshja duket se ka hedhur një ‘thumb’, por kishte diçka konkrete për të kuptuar se kujt i drejtohej.

Këngëtarja nuk ka pasur të ndalur edhe me shumë projekte të reja solo dhe bashkëpunime. Kujtojmë se para pak ditësh, Dafina ka publikuar këngën më të re, një bashkëpunim me reperin e njohur Elinel. Kënga e re e titulluar “Faj” është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe deri më tani i ka kaluar 3 milion klikime.