Celebrities Showbiz

David Beckham bëhet bjond përsëri pas shumë vitesh për këtë arsye!

David Beckham është një ish-futbollist shumë i dashur për fansat. Ai është një personazh i showbiz-it i cili bashkë me familjen tërheq gjithnjë vëmendjen me postimet e ndryshme në Instagram. Edhe këtë herë, David bëri një postim në rrjetin e tij social, i cili vodhi vëmendjen e të gjithëve.

Ish-futbollisti postoi foto me djemtë e tij, Romeo dhe Cruz, të cilët kishin lyer flokët njëri në ngjyrë të verdhë e tjetri në ngjyrë rozë. Fotot i shoqëroi me një shkrim gazmor teksa bënte shaka me djemtë.

Ndonjëherë djemtë duan rikujtesë se kush e bëri në fillim në vitet 1990. Nga pamja në fytyrat e tyre, ata nuk janë shumë të kënaqur.

https://www.instagram.com/p/CRXOuWtBk1v/?utm_medium=copy_link

David bëri këtë postim në Instagram, duke i shfaqur kështu djemve se ai vendos trende. Madje, në foto duket qartë që edhe David i ka lyer flokët bjond, për të rikthyer pamjen e dikurshme dhe për të qenë njësoj me Rome dhe Cruz. Ndërkohë që Romeo është ekzaktësisht si i ati me flokë të verdhë, Cruz vendosi të guxojë edhe më tepër duke i bërë rozë. Në atë postim, bëri koment dhe mamaja e djemve, Victoria Beckham.

Babai e bëri i pari dhe duket edhe më mirë këtë herë!

Familja Beckham e ka shfaqur jo pak herë sa e lumtur dhe e shëndetshme është. Gjithashtu, kujtojmë se pak kohë më parë, çifti Beckham kishte një arsye për të festuar, dhe ishte pikërisht ditëlindja e vajzës së tyre.