Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Debati i ashpër Sara-Françeska në BBV/ Aldor Nini dhe Gabriela Arapi mendojnë se duhet të përjashtohet…

Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Aldor Nini dhe Gabriela Arapi për të dhënë mendimin e tyre për debatin e ashpër mes banoreve Sara dhe Françeska brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Në lidhje me këtë situatë ata shprehën qëndrimin e tyre.

Aldor: Sharjet kanë kaluar një masë shumë të lartë, intrigat janë bërë shumë të hidhura në shtëpinë e BBV. Kanë kaluar në një nivel shumë të rëndë edhe unë mendoj që dhe në këtë rast ne mund të shohim surpriza. Varet si mund të intrepretohen gjërat. Unë nuk do të ndëshkoja asnjë nga ato të dyja sepse loja po bëhet shumë e pisët dhe nëse do të ndëshkohej dikush duhet të ndëshkoheshin të gjithë bashkë jo vetëm një person i caktuar.

Eni: Janë ndëshkuar herë pas here?

Aldor: Ato kanë qenë shkelje të rënda të moralit, të rregullave të ligjeve.

Gabriela: Mendoj se dikush aty duhet të bëhet kurban.

Eni: Kë do të prisje ti?

Gabriela: Më mirë Sarën, sikur po e tepron pak. Më mirë tek shtëpia. Edhe fjalori që përdori Françeska, i ligë.

Aldor: Unë them ose të dyja ose asnjërën.

Duke qenë se Gabriela është pjesë edhe i emisionit “Për’Puthen” ku gjithashtu ka edhe debate. Nëse do të kishte qenë brenda shtëpisë a do të kishte reaguar ajo njësoj?

Mendoj se do të më favorizonte toleranca dhe durimi sepse jam shumë tip i qetë.