Celebrities

Deklarata e Rihanna-ës në lidhje me statusin e saj si miliardere do t’ju habisë!

Miliarderja Rihanna në një intervistë të dhënë së fundmi ka thënë se e sheh suksesin e saj ‘të frikshëm’. Këngëtarja 33-vjeçare u shpall miliardere muajin e kaluar nga ‘Forbes’, falë markave të saj të modës dhe bukurisë ‘Fenty’, përpos karrierës së saj muzikore ajo pranoi se e konsideron frikësues faktin që e shikojnë si një ikonë.

Është e frikshme. Unë mendoj për të gjatë gjithë kohës. Unë e ndjej të rëndësishme të mendoj për këtë, sepse kam frikë kur piedestali hyn në lojë dhe ata do t’ju vendosin atje dhe ata do të vazhdojnë të duan t’ju vënë atje. Unë jam gjatë gjithë kohës duke thënë “Jo , Dua të jem në tokë. Dua të ndiej këmbët e mia në tokë sepse e di që nuk do të ketë rënie fare. Unë nuk dua të jem kjo ikonë. Unë dua të kujtoj se kush jam. 

Sidoqoftë, ylli i hitit ‘Diamonds’ ka pranuar se ajo është krenare që është një ‘frymëzim’ për gratë e reja, por këmbënguli se ajo ka po aq respekt sa fansat kanë për të. Ajo gjithashtu është shprehur se:

Unë mendoj se kjo është ajo që ia vlen. Kjo ishte ajo qe doja. Për këtë kam punuar. Dua të jem në gjendje të ndaj frymëzimin tim, dua të jem në gjendje të jem një frymëzim dhe dua të frymëzohem edhe nga fansat e mi dhe është respekt reciprok që kam sepse nuk do të isha këtu pa ta.

Por megjithëse këngëtarja renditet si muzikantja më e pasur femër kjo është falë bizneseve të saj të modës dhe bukurisë që përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave të saj.

Kujtojmë gjithashtu se 33-vjeçarja i mahniti të gjithë në tapetin e kuq në The Westin Bonaventure Hotel & Suites në Los Angeles, këtë javë, në një seri fotografish që u publikuan ditën e djeshme, për të promovuar shfaqjen speciale të saj.