Celebrities Live From Tirana Showbiz

Deklarata e Jetmirit për t’u tërhequr nga loja, Zhaklina Gjolla: “Nuk ia mbajti…”

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë gazetarja Zhaklina Gjolla, njëkohësisht edhe ish-banore e “Big Brother VIP 2”. Zhaklina ka folur më shumë mbi lojën e banorëve të këtij edicioni, por dhe dinamikat e fundit të ndodhura në shtëpi…

Si e pa ajo deklaratën e Jetmirit që kërkoi të dilte nga shtëpia, por më pas u tërhoq?

Është një strategji. Ai e njeh shumë mirë lojën, ka krijuar disa ide që njerëzit që debatojnë marrin më shumë kohë në prime. Nuk është një personazh shumë simpatik në sytë e publikut, nuk ta jep shumë përshtypjen, por për strategji ai përpiqet shumë. Të gjithë e kishim vëmendjen se çfarë do thoshte Jetmiri mbrëmë, por nuk tha asgjë. Nuk ia mbajti shumë t’i shkonte deri në fund. Mund të kishte guxuar pak më shumë, të thoshte diçka më të fortë.

Po trekëndëshin Egla-Romeo-Heidi si e komenton Zhaklina?

Do citoj mamin tim, që tha se Heidi është shumë e zgjuar dhe e përmbajtur, por është provokative e fshehur, pra provokon pa rënë shumë në sy. Mami thotë që Heidi ka frikë të përballet me Eglën, sepse ajo është e pashpirt në debate. Në momentin që ke alencë me një lojtar të fortë, ti e vendos veten në vend të dytë. Në momentin që sheh Eglën lojtare të fortë, i vihet përballë dhe kështu je dhe ti lojtar i fortë. Në momentin që e vendos veten pas Eglës, nuk është lojtare e fortë.

Çfarë thotë gazetarja për marrëdhënien e Heidit dhe Romeos?

Lidhjet emocionale gjykohen nga brenda, por kanë dhe publikun gjykues. Heidi duhet ta mendojë mirë se si sillet sepse është lojë e trefishtë, mes banorit dhe produksionit, mes banorit dhe banorit, e mes banorit dhe publikut. Heidi ka treguar që është një vajzë që nuk e var veten tek dashuria, apo te një mashkull. Nuk e lë veten asnjëherë në këtë fazë.